Kosovë:10 viktima dhe 707 raste të reja me COVID-19

10 viktima dhe 707 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 831 testime të kryera.

Kështu bëhet e ditur nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 550 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, bën të ditur tutje IKSHPK.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: