Talat Xhaferi: Alfabeti shqip është dhuratë e madhe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi përmes një telegrami urimi ka uruar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit.

Këtë 22 Nëntor, Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe dhe festës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e kremtojmë 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit ku u unifikua alfabeti shqiptar dhe e kujtojmë punën e palodhshme nëntëditore rezultati i së cilës është dhurata më e çmuar për një popull – Alfabeti i standardizuar me të cilin do të vazhdohet të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe e kënduar”, ka nënvizuar kryeparlamentari Xhaferi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: