Gjermania i regjistron afro 16 mijë raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Gjermania i ka regjistruar 15.741 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 918.269.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 138 pacientë si pasojë e Covid-19. Shifra totale e të vdekurve në Gjermani si pasojë e Covid-19 ka arritur në 14.022.

Rusia ndërkohë të dielën ka raportuar për 24.581 raste të reja të infeksionit brenda 24 orëve, duke çuar totalin e infektimeve në 2.089.329.

Po ashtu autoritetet shëndetësore ruse kanë njoftuar për 401 të vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën zyrtare të të vdekurve në 36.179.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: