Spitali publik në Norvegji duket si i dalë nga filmat fantastiko-shkencorë

Në një periudhë frike e paniku nga infeksionet virale, pamjet e një spitali publik në Norvegji janë bërë virale në rrjet prej nivelit ekstrem të automatizimit dhe higjenës absolute, aq sa duket sikur kanë dalë nga filmat fantastikë të së ardhmes.

Spitali Universitar Akershus në Lørenskog, në lindje të Oslo, është kthyer në një tempull të robotikës dhe higjenës prej pajisjeve të teknologjisë së pakursyer.

Në një dokumetar të BBC, tregohet sesi marrja i mjekimeve kryhet nga korrierë robotë pneumatikë, nga një farmaci inteligjente pa personel, ku robotët saktësojnë dozat e substancave të kërkuara nga mjekët e pacientët.

Në këtë mënyrë anullohet gabimi njerëzor i shkaktuar nga leximi i gabuar i kartelës apo ortografia e keqe e shkrimit.

Robotë të tjerë lëvizin nëpër korridore për dërgimin e materialeve më të rënda, duke përdorur edhe ashensorët. Ndërsa uniforamat personale të stafit jepen përmes një sistemi tjetër automatik.

I projektuar nga studiot daneze C.F Møller e i përfunduar në 2008, spitali konsiderohet nga më modernët në Evropë.

Video ka hapur një debat të gjerë mbi gjendjen e shërbimeve mjekësore në pjesën tjetër të Evropës, teksa presioni i Covid-19 po vë në stres të ashpër strukturat mjekësore.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: