Vala e dytë e COVID “gjunjëzon” botën

Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 57,968,591 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,378,809. Raste aktive me Covid-19 janë, 16,431,491 ndërsa 40,156,708 e kanë kaluar virusin, sipas worldometers.

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithsej 12,277,024 raste të shënuara aktive, dhe 260,312 kanë humbur jetën.

India është në vend të dytë me 9,050,613 raste pozitive dhe 132,764 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 6,020,164 raste pozitive dhe me 168,662 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Franca me 2,109,170 dhe me 48,265 humbje jete. Në vend të 5 është, Rusia me 2,064,748 raste pozitive dhe me 35,778 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Spanja me 1,589,219 raste pozitive dhe 42,619 persona kanë humbur jetën.

Në vend të 7 është, Britania e Madhe me 1,473,508 raste pozitive dhe me 54,286 perona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Argjentina me 1,359,042 raste pozitive totale dhe 36,790 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 8 është Italia me 1,345,767 persona të infektuar dhe 48,569 humbje jete, ndërsa në vend të 10 është, Kolumbia me 1,233,444 raste të regjistruara pozitive dhe 34,929 humbje jete.

Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, Gjermania, Zvicra,Suedia, Kosova dhe Skocia. Nga vendet që janë futur në karantinë shumë prej tyre janë me orë policore si dhe dalja është e kufizuar dhë mënyra e vetme për të dalë është nëpërmjet sms-ve.

Ndërkohë që deri tani janë prodhuar tre vaksina anti-Covid. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: