Tottenhami mposhtë Cityn, merr kreun e tabelës

Tottenham është skuadra e momentit në Premier League. “Spursat” kanë arritur që të marrin një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në super ndeshjen ndaj Manchester City-it, duke marrë kreun e renditjes së kampionatit.

Sfida nisi mjaft mirë për ekipin e Mourinhos. Në minutën e 5-të, Ndombele shërbeu një asist fantastik për Son, i cili nuk do të gabonte përballë Ederson. City reagoi duke barazuar shifrat me Laporte në minutën e 27-të, por golit i tij do të anulohej për prekje të topit me dorë.

City tentoi të reagonte edhe në fillimin e pjesës së dytë, por pa mundur që të shfrytëzonin shanset dhe dominimin në mbajtjen e topit.Në minutën e 65-të, pas në kundërsulmi të shpejt, Harry Kane shërben për Lo Celso, i cili arrin ta dërgojë “sferën” në rrjetë. Në këtë mënyrë Mourinho arrin që të marrë një fitore të madhe ndaj rivalit të tij Guardiola.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: