Shqipëri:13 viktima dhe 737 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri ka pasur një rënie të numrit të infektimeve me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2.470 testime, prej të cilëve 737 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2. Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: