Ministria e Arsimit ka shpallur konkurset për bursa për nxënës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se prej dje ka filluar aplikimi për fitimin e të drejtës së bursës për nxënësit për vitin shkollor 2020/2021. Konkursi është publikuar në internet faqen e MASH, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 9 nëntori.

Përveç kategorive të zakonshme të bursave që janë ofruar deri më tani: bursa për mbështetjen sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, nxënës të talentuar sportistë, fëmijët pa prindër, nxënës me nevoja të veçanta, nxënës të regjistruar në SHMSH “Akademia e Sporteve”, bursa për nxënësit romë dhe për studentë nga profesioni i hotelierisë dhe turizmit, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi disa kategori shtesë të bursave për studentët nga arsimi i mesëm profesional.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: