Kronika e zezë gjat 24 orëve të kaluara në Gostivar

Dje (27-tetor) në ora 12 e 40 minuta, 42-vjeçari A.I. nga Toplica e Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13 e 30 minuta në fshatin Vrapçisht ka qenë i sulmuar fizikisht nga 47-vjeçari S.J. nga ky fshat i Gostivarit, për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastruara të borxhit.

Çështja është duke u zbardhur.

……

Dje (27-tetor) rreth orës 12 e 30 minuta, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, vetura “Mercedes” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 56-vjeçari H.B. nga Gostivari, ka aksidentuar këmbësorin 30-vjeçar E.I. nga Gostivari.

Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore.

Vendi i aksidentit është inspektuar nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar.

……

Dje (27-tetor) në ora 21.00, 51-vjeçarja A.Sh. nga Balindolli i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e saj 24-vjeçare B.Sh. është larguar nga shtëpia.

Merren masat dhe aktivitetet për gjetjen e B.Sh.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: