Drejtuesit e automjeteve, kujdes me shpejtësinë!

Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionrrugorë-Tetovë me apelon drejtuesit të automjeteve, që të rregullojnë shpejtësinë në përputhje me kushtet e rrugës, posaçërisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët tjera përreth rajonale dhe regjionale.

Këto ditë në zonën e Tetovës zazhdimisht janë duke u realizuar kontrolle të shpejtësisë dhe të gjithë shkelësit janë sanksionuar ligjërisht, duke përgatitur parashtresa adekuate, duke theksuar se gjobat për këtë lloj shkeljeje, sipas Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, variojnë nga 45 deri në 400 euro në Kundërvlera e denarit. Ata që do të tejkalojnë shpejtësinë maksimale të lejuar për 30, gjegjësishtë 50 kilometra në orë, në një zonë banuese ose në rrugë të hapura, do të përballen edhe me një masë mbrojtëse, heqjen e përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: