Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 29 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgaditur 24 vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 183 persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.