Kroasantë me qershi

Qershitë janë në ditët më të mira të sezonit, prandaj, shfrytëzojini për të përgatitur me to ëmbëlsira të shijshme. Sigurisht që ato shijojnë edhe nëse hahen të freskëta por, nëse i përfshini në një ëmbëlsirë do të jenë edhe më të mira.

Përbërësit për 6 persona:
Për brumin:
200 gr miell
100 gr sheqer
100 gr gjalpë në temperaturë ambienti
1 vezë dhe 1 e verdhë
Pak kripë

Për mbushjen:
150 gr reçel qershie
500 gr qershi pa bërthamë
Gjalpë për tavën

Përgatitja:
Punojmë gjalpin deri sa të bëhet i butë dhe kremoz. Hapim miellin mbi një plan pune dhe në mes hedhim vezët, gjalpin, kripën dhe e punojmë brumin derisa të kirjojmë një masë homogjene të njëtrajtëshme. Me brumin formojmë një sferë të cilën e mbështjellim me qese transparente dhe e lëmë për 30 minuta në një vend të freskët. Brumin e marrim dhe e hapim në një tavë për krostata me anë të cekët, me diametër 22-24 cm, duke pasur parasysh që të lëmë brumë edhe anash. Mbi shtresën e brumit vendosim qershitë e plota dhe në fund shtojmë shtresën e reçelit. Piqet në furrë të nxehur më parë për 35 minuta, në 180 gradë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share