Kosovë:137 raste të reja me Covid-19, shënohet një viktimë dhe 49 të shëruar në 24 orët e fundit

Kosova ka regjistruar 137 raste të reja dhe një viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit. E diela ka shënuar një rënie të rasteve në krahasim me ditën e djeshme, megjithatë mbetet shifër e lartë krahasuar me kurbën e shënuar një javë më parë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Një pacient ndërroi jetë në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ndërsa u regjistruan 49 të shëruar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: