Turqia raporton 1.723 raste të reja dhe 1.401 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 1.723 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.401 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 345.678, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 302.499, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.224, me 71 viktima të reja.

Ndërkaq, mbi 112 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,3 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.428, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se numri i pacientëve në gjendje kritike mund të ulet vetëm duke parandaluar përhapjen e virusit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin masat e sigurisë kundër koronavirusit të zbatuara në të gjithë vendin.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: