Nga Londra në Barcelonë, mijëra njerëz kundërshtojnë kufizimet

“Të pimë kundër izolimit” kjo ka qënë motoja e shumë londinezëve mbrëmjen e së premtes teksa prisnin orën 22:00 kur kryeqyteti u fut në qarkoren numër dy të masave kundër koronavirusit.

Pas kësaj forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmat ndërsa dhjetëra persona u arrestuan.

“Kjo që po bëni është shumë e gabuar, keni ardhur këtu që të provokoni, ju jeni kriminelët e vërtetë.”

“Londra është bërë si Minsku në Bjellorusi”

“Infeksionet janë rritur sepse është shtuar numri i testimeve, izolimi është një çmenduri.”

Nga kjo e shtunë në Londër nuk lejohen takimet mes më shumë se gjashtë personave, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 10 e mbrëmjes, janë të ndaluara vizitat në familje të ndryshme dhe qëndrojnë në fuqi rregullat e distancimit fizik.

Në Barcelonë gjithashtu ka patur protesta kundër mbylljes së bizneseve.

Nën kufizimet e reja, baret dhe restorantet në të gjithë rajonin e pasur verilindor të Spanjës, të njohur për turistët, deri në fund të muajit mund të ofrojnë vetëm shërbime që merren me vete.

Edhe në Francë kanë hyrë në fuqi masat e reja. Në Paris dhe tetë qytete të tjera do të zbatohet izolimi gjatë natës për një muaj. Holanda gjithashtu është kthyer në një bllokim të pjesshëm, po ashtu edhe Belgjika dhe disa shtete të tjera.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: