Merkel thirrje gjermanëve: Shmangi udhëtimet!!

Vala e dytë e Covid duket se ka ashpërsuar masat dhe për vetë lëvizjen e qytetarëve të vendeve të BE-së.

Kështu kancelarja gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet, ashtu edhe autoriteteve për të mos lejuar grumbullime.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u bëri sot thirrje gjermanëve që të shmangin grumbullimet dhe udhëtimet për shkak të koroanvirusit.

Autoritetet kanë vendosur një sërë masash për të parandaluar një valë të dytë të COVID-19.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Çdo ditë është shumë e rëndësishme”, tha Merkel.

Ndërkohë Gjermania ka shënuar rritje të rasteve ditore , duke regjistruar 7,830 raste, bën me dije Instituti Robert Koch.

Politikanë së bashku me ekspertë shëndeti i kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa individuale si edhe të shmangin kontaktin e afërt me të tjerët.

Kjo do të thotë se të paktën për muajt e vjeshtës ka edhe më pak shanse për të huajt, që duan të vizitojnë në një kohë të afërt Gjermaninë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: