Fushatë me rastin e Javës luftë kundër urisë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar me rastin e Javës Luftë kundër Urisë, nga 16 deri më 22 Tetor organizon fushatë nën moton “Mendoni edhe për ne”. Në kuadër të fushatës, organizohen veprime humanitare për të siguruar donacione në para dhe ushqim në bashkëpunim dhe mbështetje të kompanive, shoqatave qytetarëve , qytetarëve si dhe me vëndosje të punteve grumbulluse nëpër disa markete të qytetit tonë si dhe në qendër të qytetit të Gostivarit . Me këtë fushatën, si dhe me shumë aktivitete të tjera humanitare, Kryqi i Kuq i RMV-së kontribuon në përpjekjet të përgjithshme të ndërmarra në vend për të ulur varfërinë dhe përjashtimin social të qytetarëve.

Të gjithë të interesuarit donacione në para mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV 300000001327966, me Numri tatimor: 4030984271620 Bankën Komercijale AD Shkup , si dhe nga 100 denarë përmes numrave të telefonit celular: 070/075/077 143 400.

Gjithashtu pika grumbulluese ku do të mund të bëni donacion do të jenë në:

– ETC
– Montenegro
– Stokomak

Fondet janë të destinuara për të siguruar pako ushqimore për të ndihmuar familje në nevojë.

Përfshirja juaj dhe mbështetja e fushatës do të kontribuojë në përpjekjet e gjithanshme të ndërmarra për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: