Rekord ditor i rasteve me COVID-19 në pesë shtete të Evropës

Polonia, Austria, Çekia, Ukraina dhe Gjermania kanë shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, tregojnë të dhënat të shtunën.

Polonia ka regjistruar 9,622 raste me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 167,230 të infektuar.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në spitale janë 7,612 pacientë me koronavirus, transmeton KOHA. Polonia kishte vënë disa masa kufizuese për të luftuar pandeminë, disa ditë më parë.

Në Austri ka kaluar mbi 2,000 numri i të prekurve me COVID-19 të shtunën, për herë të parë nga fillimi i pandemisë. Sipas gazetës Kronen Zeitung, 2,317 raste janë regjistruar 24 orët e fundit, teksa rekordi i fundit i rasteve ishte shënuar në mars me 1,050 raste.

Çekia ka raportuar 11,105 raste të reja me koronavirus në 24 orë, të shtunën, numri më i lartë i të prekurve që nga fillimi i pandemisë në vend. Totali i të prekurve që nga marsi kur u paraqitën rastet e para në Çeki ka shkuar në 160,112, ndërsa janë shënuar 1,283 të vdekur, raporton Reuters.

Ukraina ka regjistruar 6,410 raste të reja, ka thënë Këshilli i Sigurisë të shtunën, duke shënuar rekord të rasteve ditore. Rekord është shënuar edhe për numrin e të vdekurve, me 109 pacientë të vdekur në një ditë. 293,641 raste pozitive janë regjistruar që në fillim.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: