Shkëndija mysafire e Vardarit, kuqezinjtë duan fitoren në Shkup

Me përfundimin e ndeshjeve të Nations League, fundjava është në sfidave të kampionateve. Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të javës së 9-të, Shkëndija e Tetovës do të jetë mysafire e Vardarit të Shkupit. Kuqezinjtë tetovarë duken të gatshëm për këtë sfidë edhe përkundër faktit se në pauzë kanë punuar në formacion jo të kompletuar.

Egzon Bejtullai (Maqedonia e Veriut) dhe Leard Sadriu (Kosova U-21) ishin të grumbulluar me ekipet përfaqësuese, më vonë ftesë morën edhe Ennur Totre dhe Ljupço Doriev (Maqedonia e Veriut). Gjithsesi stafi teknik beson se skuadra e ka shfrytëzuar mirë pauzën dhe do të vazhdojë rrugën e rezultateve pozitive edhe në transfertën e së shtunës, në Shkup.

Egzon Bejtullai do të jetë mungesa e madhe në formacionin kuqezi, pasi kapiteni doli i lënduar nga sfida Maqedoni e Veriut-Kosovë, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Dy deri tri javë do të duhen për t’u kthyer në lojë dhe përfundimisht për të mbetet e humbur ndeshja e nesërme. Totre, Doriev e Sadriu kanë punuar me ekipin dy ditët e fundit dhe janë në dispozicion të trajnerit Gjoka, ndërsa fatmirësisht nuk ka ndonjë mungesë tjetër para këtij dueli.

Shkëndija nuk njeh humbje nga Vardari në 12-të përplasjet e fundit, prej të cilave 8 janë kampionale dhe 4 të Kupës. Kuqezinjtë shkojnë në Shkup për të vijuar ecurinë pozitive përballë një Vardari që, pas disa viteve rivalitet, kësaj radhe duket jashtë luftës për titull.

Përballja Vardar-Shkëndija e Tetovës do të nisë në orën 14:30.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: