SHBA:Shkon në 222.831 numri i viktimave nga COVID-19

Të dhënat e fundit në “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 67.247, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.222.371

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 222.831, prej të cilëve 936 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,32 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 122,7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 868.320 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.442 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,37 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,17 milionë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: