Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, në Gostivar për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 21 persona janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgaditur 17 vendime të reja për izolim si dhe janë kryer kontrolle ndaj 132 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.