Studim: Instagrami aplikacioni më i keq për shëndetin mendor

Instagrami është vlerësuar si platforma më e keqe sociale kur bëhet fjalë për ndikimin që ka tek shëndeti i të rinjve, thuhet në një studim të kryer në Britani të Madhe.

Në sondazhin e përfshirë 1,479 persona të moshës 14-24 vjeçare, janë pyetur se cilat prej pesë rrjeteve sociale ka ndikim negativ te përdoruesit, raporton BBC.

Prej tyre është kërkuar që të vlerësojnë platformën për makthe, depresion, vetmi dhe ngacmime.

Organizatat e shëndetit mendor kanë kërkuar nga kompanitë që të bëjnë më shumë në sigurinë e përdoruesve të tyre.

Më shumë se 90 për qind e të rinjve përdorin rrjetet sociale – gati sa gjysma e çfarëdo grupi tjetër të kësaj moshe. Ata janë cak i efekteve negative edhe pse nuk ka pasur ndonjë provë për këtë gjë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share