20 ekipet kryesore europiane, që kurrë nuk ranë nga liga

Gjatë gjithë historisë ka shumë ekipe që kanë kaluar nga La Liga në Divizionin e Parë të futbollit spanjoll, por vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Athletic Bilbao kanë “fluturuar lart”, në të gjitha sezonet. Spanjollja “AS” saktëson se tri spanjollet e sipërcituara bëjnë pjesë në 20 skuadrat që kanë arritur të garojnë gjatë viteve vetëm në elitën e ligave të tyre në Europë. Për ta bërë këtë lloj klasifikimi janë marrë parasysh liga të tilla futbolli si ajo e Spanjës, Francës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë, Portugalisë, Holandës, Greqisë, Belgjikës, Turqisë dhe Skocisë. Duke lënë mënjanë Spanjën, pesë ligat e mëdha europiane kanë vetëm dy skuadra, të cilat kanë arritur të qëndrojnë në elitë gjithë kohës. Në Itali, Interi është e vetmja skuadër, që e ka arritur këtë moment historik, ndërkohë që Juventusi ra poshtë, në Seria B, në vitin 2006, si pasojë e skandalit “Calciopoli”. Roma ishte, po ashtu, një sezon në “ferr”, në vitin 1951. Klubi tjetër i takon Bundesligës Gjermane, por nuk është Bayern Munich, siç pritej.

Hamburgu është klubi i vetëm gjerman, që nuk ka shkuar deri në Divizionin e Dytë, pavarësisht se ka flirtuar më këtë gjë në mënyrë të përsëritur vitet e fundit. Në Angli, të gjithë kanë rënë ndonjëherë nga kategoria (jo që nga krijimi i Premier League, në vitin 1992). E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Francë. Në fakt, PSG nuk ka shkuar poshtë që nga themelimi i vet në vitin 1970, por ekipet e mëhershme (Paris FC dhe Stade Saint-Germain) janë përfshirë në rrëzimin drejt një kategorie inferior. Shumica e klubeve, që kanë duruar elitën me kalimin e kohës, gjenden në Holandë. Bëhet fjalë për katër skuadra të suksesshme në këtë drejtim. Tre prej tyre janë më të dukshme, si Ajax, PSV Eindhoven dhe Feyenoord. Atyre u bashkohet një tjetër surprizë: Utrecht. Nga Portugalia ka tri skuadra të mbijetuara në elitë: Porto, Benfica dhe Sporting. Në Greqi ndodh e njëjta gjë me Panathinaikos dhe Olimpiakos, përveç PAOK-ut. Një rast identik është në Turqi, me Fernerbahçe, Besiktas dhe Galatasaray, skuadrat e vetme që kanë luajtur në elitën e futbollit të këtij vendi gjatë gjithë historisë. Në këtë listë elitarësh duhet të shtohen edhe dy skuadra skoceze: Celtic Glasgow dhe Aberdeen.

Këto janë ekipet në Top 5 ligat evropiane të cilat nuk kanë rënë asnjëherë në ligën e dytë.

Itali
: Inter
Spanjë: Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao
Gjermani: Hamburg
Portugali: Porto, Benfica, Sporting Lisbona,
Holandë: Ajax, Psv, Feynoord, Utrecht
Turqi: Fenerbahce, Besiktas, Galatasary
Skoci: Aberdeen, Celtic
Greqi: Paok, Olympiakos, Panathinaikos

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share