Hapet konkursi për biznes “ide të gjelbërta 2017” në Maqedoni do të garojnë për mbështetjen financiare prej 10,000 dollarëve

Shoqata për inovacion social ARNO shpalli konkurs për ide/projekte për realizimin e biznes ideve të gjelbërta të cialt promovojnë përpunim tradicional të prodhimeve, përdorin burime nga komuniteti lokal dhe nxisin ide inovative për zhvillimin e mjedisit jetësor. Formularin për aplikim mund t’a gjeni në www.arno.org.mk dhe t’a plotësoni deri me 15 qershor, 2017.

„Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta“ është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Sërbi dhe prej këtij viti edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Fituesit e konkurseve nacionale, nga 3 prej secilit shtet, garojnë me idetë e tyre fituese në garën rajonale që mbahet në njërin nga shtetet pjesëmarrëse.
Fituesit e garës rajonale shpërblehen me nga 10.000 dollarë për realizimin e idesë së tyre në shtetin amë. Risi është që këtë vit ARNO siguroi dhe lloj tjetër të mbështetjes për tre fituesit e konkursit nacional: secili prej tyre do të fiton mbështetje mentorimi (udhëzimi) nga Shoqata për  konsulencë menaxhmenti „MKA 2000“ në formë të kuponëve për përdorimin e shërbimeve konsultuese të çertifikuara.

“Shoqata për inovacion social „ARNO“, për të tretin vit rradhazi po e administron konkursin nacional „Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta“ dhe krenohet me idetë fituese të Maqedonisë: Kooperativa e parë për konsumatorë të ushqimit organik „Toka jonë e mirë“ (e vitit 2015) dhe iniciativa për ripërdorimin e mobiljeve të vjetra nga e cila u rrit në biznes të vogël që udhëhiqet nga arkitektja Marta Mojsova – „SPIN“ (në vitin 2016).

Konkursi funskionon sipas kritereve të strukturuara, të verifikueshme dhe sipas proceseve që sigurojnë zgjedhjen transparente të ideve fituese. Përveç që kërkohet inovacion dhe kreativitet, moment kyç është që ideja të ketë dobi të përgjithshme në shoqëri dhe të përcjell logjikën e biznesit. Idetë vlerësohen në drejtim të asaj se sa dhe si ndikojnë ato në mjedisin jetësor. Një këshillë për të gjithë aplikantët është që të theksojnë përdorimin e njohurive, aftësive dhe burimeve lokale.

Iniciativa për të mbështetur idetë e gjelbërta në nivel kombëtar ka për qëllim të arrijë deri te zonat më të margjinalizuara rurale dhe të frymëzojë e të inkurajojë sa më shumë komunitete, grupe dhe/ose individë që kanë ide origjinale dhe inovative të fillojnë një biznes të vogël të gjelbërt. Duke pasur parasysh se konkursi veçmë po njihet si mundësi unike për të mbështetur “startup” biznes ide, shpresojmë që këtë vit do të kemi edhe më shumë aplikime cilësore dhe të llojeve të ndryshme!”
– tha Irina Janevka, koordinatore e projektit.
Detajet e konkursit mund të gjenden në ueb faqen www.arno.org.mk. Më shumë informata mund të merren në 075 367 311, 071 236 591 ose në adresën elektronike arno.mkd@gmail.com.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share