Besa dhe Aleanca: Do të negociojmë për përfshirje në Qeveri

Nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë të ditur se vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen ose jo në Qeveri do ta marrë Kryesia qendrore e partisë.

“Së shpejti do të kemi mbledhje të Kryesisë qendrore, në ndërkohë pritet edhe kthimi i kryetarit, Zijadin Sela, nga trajtimi jashtë vendit. Për qasjen tonë do të vendoset në organet partiake. Gjithsesi, javës që vjen do të ketë negociata. Akoma kemi konsultime të brendshme për të vendosur për shumëçka”, njoftuan nga Aleanca për shqiptarët.

Edhe nga Lëvizja BESA pas takimit të mandatarit Zaev me liderin e kësaj partie, Bilall Kasamin, thanë se grupet e punës do të negociojnë pjesëmarrjen e kësaj partie në Qeveri. Por, tani për tani asgjë nuk është vendosur.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share