Pas ofendimeve të Ivanovit, reagon ambasadorja e Gjermanisë

Pas ofendimeve që kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia bëri Berlinit zyrtar për ambasadorët e tij, në një ngjarje ka reaguar ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer duke thënë se sa më shumë armiq që ka individi aq më keq është për të.

“Dje ishte një ditë e rëndësishme për Maqedoninë fakti që Ivanov e dha mandatin kjo do të thotë shumë. Unë kam raporte të mira me kryetarin dhe se për të dëshmuar për këtë do të them se sa më shumë armiq që ka njeriu aq më keq është për të”, tha Althauzer.

Përndryshe ky reagim i Althauzerit vjen pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë e sulmoi ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke e akuzuar se ka shpërndarë “lajme të rrejshme”. Ivanov vlerëson se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendim”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share