Fshehtësia e shkëlqimit të flokëve të Kim Kardashian-it, fshihet në kuzhinë

Në ngjarjen e javës së kaluar, “Met Gala”, fustani i bardhë i Vivienne Westwood ishte në plan të dytë, gjithë vëmendjen e kishte tërhequr floku i saj i rregulluar për lakmi. Kim këtë stil të flokut e mban tash e një kohë,e me gjasë shumica prej jush keni bërë pyetje se si e arriti gjithë atë shkëlqim. Për fat, stilistja e saj, Jen Atkins ka zbuluar fshehtësinë e flokut të saj, në një intervistë për “Refinery29”, e do t’ju mahnitë fakti se cilët përbërës ju nevojiten për një dukje si kjo. Stilistja e saj thekson se këtë shkëlqim mund ta arrini me disa përbërës, që i keni në kuzhinë. Mund të zgjidhni midis vajit të kokosit dhe ullirit, avokados dhe vezëve, duke shtuar “përbërësin e fshehtë” – tabletat e shtypura me multivitamina ose suplemntet. Varësisht nga ajo se çfarë keni zgjedhur, kohëzgjatja ndryshon, kështu vezët në kokë i mbani deri 30 minuta, e avokado 15, sikurse dhe vajin e kokosit dhe të ullirit. Kurrë mos përzieni dy apo më shumë përbërës në të njëjtën maskë. Pastaj flokun e shpëlani dy herë me shampon.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share