Ushqimet që e luftojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe dementien

Ekzistojnë shumë lloje të dementisë, por sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme dhe ajo i prek më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën.

Dementia është progresive dhe shkakton dëmtimin e trurit. Pasi që qelizat në tru nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën, trupi pushon së funksionuari si duhet. Ushqimi i duhur mund ta ruajë shëndetin e trupit, ndërsa ushqimi i dobët mund t’i rrisë problemet shëndetësore.

Shafrani.- Hulumtimet tregojnë se shafrani efektivisht i mënjanon pllakat apo shtresat nga truri të cilat kontribuojnë në degradimin e qelizave të cilat mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit. – E përmban një substancë të quajtur oleokantal. Ajo ndihmon në rritjen e prodhimit të proteinave dhe enzimave të rëndësishme të cilat ndihmojnë në shpërbërjen e pllakave të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Manaferrat. – Këto fruta përmbajnë substanca të cilat e mbrojnë trurin nga dëmet e mëtejshme të shkaktuara nga radikalet e lira. Ato kanë veti antiinflamatore dhe përmbajnë antioksidantë dhe vitamina C dhe E.

Spinaqi. – Spinaqi është një antioksidant i fuqishëm. Sipas anketës, e cila i përfshiu më shumë se 200 femra, ushqimet e pasura me vitaminë B6 dhe acidit folik mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër dhe aftësive mendore.

Brokoli. – Brokoli përmban dy ushqyes të cilët mund ta përmirësojnë funksionin e trurit. Vitamina K ndihmon në forcimin e aftësisë kognitive dhe kolina është përgjegjëse për përmirësimin e kujtesës. Brokoli përmban edhe acid folik.

Arrat. – Arrat janë të pasura me ushqyes antiinflamator dhe ndikojnë pozitivisht në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që mundëson qarkullimin efikas të oksigjenit në tru.

Salmoni i egër. – Sipas hulumtimit, personat që i hanë tri racione të peshkut të kaltër në javë, e kanë një rrezik 50% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe dementisë.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share