Aktivisten Smailoviç e quajti muxhahedine! Apasiev merret në pyetje, por nuk pendohet! “Do të vazhdoj me provokime”

Kryetari i partisë E majta Dimitar Apasiev u morë në pyetje nga Prokuroria Publike për shkak padive ndaj tij për përdorim të gjuhës së urrejtjes në baza fetare, racore dhe etnike.

Apasiev para disa muajve në facebook, aktivisten Mersiha Smailoviq e quajti muxhahedine.

Kryetari i partisë E majta thotë se facebook-u është i tij dhe nuk do të fshij asgjë që ka shkruar, ndërsa paralajmëroi se paditësve do t’u përgjigjet me kundër-padi.

“Presim që Prokuroria në mënyrë të azhurnuar do të veprojë kështu siç po vepron për mua dhe në rastet kur javën e ardhshme unë do të shtroj padi penale për rrezikimin e sigurisë pasi në këto statuse, veçanërisht tek njëra prej denoncuesve, kërcënohem me jetë dhe me jetën e familjes time”, tha Dimitar Apasiev.

Aktivistja Mersiha Smailoviç thotë se përveç që e ka quajtur muxhahedine në Facebook ajo ka marr edhe kërcënime nga përkrahësit e Apasievit.

“Pesha e fjalëve të tij vijnë nga shumë mesazhe që kamë pranuar në mesanxher nga të afërmit e tij. Të akuzosh një aktiviste nga pozicioni i kryetarit të partisë tregon në seriozitetin e veprës penale dhe momentit që ajo parti e bënë mbi aktivistët e lirë”, theksoi Mersiha Smailoviq.

Por ky i fundit thotë se nuk tërhiqet dhe se edhe me tej do vazhdoj të shkruaj.

“Edhe në të ardhmen do të vazhdoj me statuese provokative”, u shpreh Dimitar Apasiev.

Padi ndaj Apasievit kanë ngritur aktivistja Mersiha Smailoviç, Tanja Milevska, si dhe Komiteti i Helsinkut.

Apasiev u morr në pyetje nga Prokuroria pas postimit të tij në Facebook, menjëherë pas zgjedhjeve,  në të cilin shkruante “Kot na lëpiheni, do të ju qëllojmë të gjithëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: