Në Gostivar, një sërë aktivitetesh në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizjes“

Me aktivitetin e sotëm ku u bë promovimi i shtigjeve të sapondërtuara për biçikleta, sot në Gostivar filloi shënimi i “Javës Evropiane të Lëvizjes”, që do të zgjasë deri më 22 shtator.

– “Java Evropiane e Lëvizjes është një ngjarje që organizohet në mbi 2.400 qytete evropiane duke filluar nga data 16 – 22 shtator, ku organizohen aktivitetet të ndryshme dhe trajtohen shumë tema në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare GvEko, do ta shënojë këtë javë me aktivitete të llojllojshëme, duke e përmbyllur më 22 shtator me një manifestimin final “Në qytet pa automjete” me defile në rrugët qendrore te qytetit”, thekson Zudi Xhelili – përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit.

Aktivitetet në lëvizshmërinë (mobilitetin) në qytetet Evropiane po zhvillohet nën moto të ndryshme, por tema kryesore është “Udhëto me mençuri, jeto më mirë”.

Për të tejkaluar ketë mënyrë të imponuar të jetës, ekzistojnë shumë mundësi kreative siç janë lëvizja në këmbë apo me biçikleta deri të vendi i punës, apo aktiviteteve tjera fizike që i kërkon jeta dinamike urbane.

Nuk ka nevojë për mjete të mëdha materiale për të përmirësuar kualitetin e jetës urbane në Gostivar. Ekzistojnë mundësi reale për mirëmbajtjen e gjelbërimit ekzistues dhe tu mundësohet qytetarëve që lirshëm të lëvizin me biçikleta dhe në këmbë për të zhvilluar aktivitetet e domosdoshme ditore dhe në minimum të përdorin automjetet.

Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizjes”, më 21 shtator, në bashkëpunim me organizatën “Civil”, do të mbahet edhe një punëtori te Amfiteatri i hapur i qytetit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: