Nisi Java Europiane e Lëvizshmërisë në Gostivar

Ka nisur java Europiane e Lëvizshmërisë në komunën e Gostivarit me fokus përmirësimi i shëndetit publik dhe cilësisë së jetës përmes lëvizjes në këmbë dhe me biçikleta. Aktiviteti promovon transport të pastër dhe pa makina në qytetin tonë. Ai u zhvillua në bashkëpunim me shoqatën ekologjike “Gv Eko” nga Gostivari.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin administrata e disa institucioneve lokale dhe eko-aktivistë, aktiviteti i cili nisi nga godina e komunës duke lëvizur në këmbë deri te parku qendror i qytetit. Zudi Xhelili nga Sektori për veprimtari ekologjike pranë Komunës së Gostivarit, tha se punohet intensivisht që Gostivari të shndërrohet në qytet ekologjik.

Valentina Shterjovska nga shoqata ekologjike “Gv Eko” paralajmëroi zhvillimin e disa aktiviteteve në Gostivar derisa zgjatë Java Evropiane për Lëvishmëri .

Java Europiane e Lëvizshmërisë është fushatë për edukim dhe ndërgjegjësimin e banorëve për lëvizshmërinë urbane të qëndrueshme. Kjo fushatë arrin kulmin në Ditën Pa Makina dhe është nismë e Këshillit të Europës dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Lëvizshmërinë dhe Transportin.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: