VMRO-DPMNE: S’ka BE me Zaevin

Partia më e madhe në opozitë VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se s’ka BE me Zaevin, i cili përmes Panamasë bën larje të parave me biznesmenin që është kundër BE-së Daka, ndërsa prokuroria është në gjum.

“Investimi i Dakës është skemë nga Panama për larje të parave në Maqedoni që është miratuar nga Zaev. Daka ka pasur takim me të dhe këtë e dëgjuam nga incizimi që e publikuan mediat, nga ku ka dhënë 300 mijë euro dhe 200 metra katror ryshfet për të përfunduar me punën. Por edhe premtim se pasi të përfundojë puna do të japë edhe 4 milionë euro”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, firma Shik Jalak ka paraparë ndërtim përt mbi 2000 banesa dhe mijëra metra objekte dhe është firmë e regjistruar në Panama – Adastra grup grup, ndërsa Daka Davivkoviq është pronar.

“Një ditë pas formimit të Qeverisë puna ka përfunduar. Dakës i është mundësuar të ndrtojë xhunglë me beton në Tetovë”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zaev dhe Qeveria bëjnë mashtrim dhe i lejojnë Dakës të ndërtojnë në një vend që është dashur të jetë fabrikë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: