Shmangni disa gabime të cilat mund t’i bëni kur përgatisni reçel nga dredhëzat

Reçeli i dredhëzave është mundësia e fundit për t’i ruajtur ato ndërsa sezoni i tyre kalon.
Ndërsa përpiqeni ta përgatisni ashtu siç duhet, është e rëndësishme të shmangni disa gabime që bëhen rëndom:

1. Dyfishoni masën
Nëse blini dredhëza të ëmbla, është mjaft tunduese që të merrni një tas më të madh dhe të dyfishoni ose trefishoni masën për recetën që po bëni. Rritja e sasisë së reçelit në enë mund të duket efikase, por do t’ju ngadalësojë procesin. E mira është që të bëni 2 kuti njëherësh dhe jo më shumë.

2. Reduktoni sheqerin
Receta tradicionale e reçelit kërkon shumë sheqer dhe ai sheqer nuk shërben vetëm si ëmbëlsues. Më së shumti ai shërben për të trashur lëngun dhe për të mos lënë ujin të rrjedhë dhe të mos bashkohet në një masë gati-gati xhelatinoze me frutin.

3. Nuk shtoni limon
Limoni është i rëndësishëm për disa arsye në reçelin me dredhëza.
E para, është aciditues dhe acidi shërben për të balancuar sheqerin në reçel që të mos bëhet shumë i ëmbël. Dhe së dyti, përmban shumë pektinë dhe nëse nuk po përdorni pektinë të paketuar, limoni do të trashë reçelin.

Këshillë: Shtrydhni një fetë të trashë limoni ose 2 në enë. Nëse nuk po përdorni pektinë komerciale hidhini fetat e shtrydhura brenda, vetëm mos harroni t’i hiqni para se t’a transferoni reçelin në kavanozë.

4. I ndruheni pektinës së paketuar
Ndonëse nuk shihet me sy entuziast nga ata që i bëjnë vetë reçelërat në shtëpi, nuk është kaq i keq. dredhëzat nuk kanë pektinë ndaj nuk e trashin dot lëngun e reçelit të tyre. Mund të përdorni limon ose mollë, pasi kanë shumë pektinë në përmbajtje ose pektinë në kuti.

5. Nuk i gatuani aq gjatë sa duhet
Ndërsa është shumë e rëndësishme të mos e mbigatuani reçelin, mund ta gatuani më pak se ç’duhet. Që të mos lejoni lëngun që të ndahet nga tuli i frutit, ziejini disa minuta më shumë nga ç’kërkon receta dhe përpiquni t’i shtypni pak frutat.

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share