Policia këshillon pronarët e objekteve hotelierike për mbrojtje ndaj koronës

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë sot (15 shtator) ka filluar me një seri takimesh parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, të udhëhequr nga Njësiti i Parandalimit

“Brenda këtyre takimeve, të cilat do të mbulojnë mbi 30 objekte hotelierike, zyrtarët e policisë do t’u tregojë pronarëve të lokaleve nevojën për zbatim të qëndrueshëm dhe respektimin e plotë të vendimeve të qeverisë, në lidhje me mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit”, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Për më tepër, domosdoshmëria e veprimit të detyrueshëm sipas protokolleve të përcaktuara për punë, veçanërisht kur organizohen manifestime, ahengje dhe ngjarje të tjera.

“Në këto takime, pronarët e objekteve hotelerike ku organizohen më shpesh ngjarje të tilla, do të njihen më nga afër me implikimet ligjore, nëse nuk veprojnë në përputhje me standardet dhe kriteret e parashikuara ligjërisht dhe mbi të gjitha nëse në ambiente organizohen dasma apo festime të tjera
familjare me një numër më të madh të mysafirve të pranishëm”, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Aktivitetet parandaluese do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji dhe qëllimi i tyre është që edhe një herë të informojnë menaxhuesit e objekteve hotelerike se, si të sillen praktikisht dhe çfarë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për parandalimin e CoVid-19.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: