Agjenti i njohur bën Interin me një super-trajner dhe dy lojtarë cilësor (FOTO)

Një lidhje e planifikuar me agjentin Jorge Mendes mund të sjellë Pepe, dhe trajnerin e Monacos Leonardo Jardim në Inter, raportojnë mediat italiane.

‘Nerazzurrët’ kanë përjetuar një sezon katastrofal dhe aktualisht qëndrojnë në vendin e tetë në Serie A, katër pikë larg një vendi të Europa League me dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Kjo do të thotë se do të ketë një revolucion në ‘Giuseppe Meazza’ këtë verë, me prioritetin e parë për të siguruar një trajner të nivelit të lartë.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, hierarkia e ‘Beneamata’ planifikon të punojë me agjentin Jorge Mendes, i cili mund të sjellë Jardimin në Serie A.

Përveç kësaj, agjenti mund të ndihmojë në sigurimin e nënshkrimit të Pepe nga Real Madrid për sezonin e ardhshëm, ndërsa ëndrra është të nënshkruajë me Angel Di Maria, një tjetër klient i Mendes.

di-maria

leonardo-jardim

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share