“The Rolling Stones” bënë histori në toplistat britanike

“The Rolling Stones” edhe një herë kanë arritur ta kryesojnë toplistën e albumeve më të mira në Britani të Madhe, dhe kështu kanë krijuar histori duke u bërë bendi i parë që ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të kësaj topliste muzikore përgjatë gjashtë dekadave.

Bendi i cili për herë të parë filloi të performoi në vitin 1962, arriti të ngjitet menjëherë në maje të toplistës së albumeve më të mira në vend me versionin fillestarë të albumit të tyre, “Goats Head Soup”, i cili më pas u lansua zyrtarisht në vitin 1973 dhe sërish arriti të pozicionohet në vendin e parë, transmeton Koha.

“The Rolling Stones”, të cilët ende realizojnë turne të rregullt muzikor pavarësisht se dy prej anëtarëve të bendit, Mick Jagger dhe Keith Richards, janë afër moshës 80-vjeçare, tani kanë arritur ta shënojnë suksesin e njëjtë sikurse yjet, Elvis Presley dhe Robbie Williams, me 13 albume që kanë arritur të pozicionohen në maje të toplistave muzikore.

Vetëm grupi legjendar “The Beatles” ka arritur t’i ketë 15 albume që e kanë arritur një sukses të këtillë, duke e mbajtur rekordin në Britani të Madhe.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: