Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, shkencëtarët fajësojnë retë…

E rrethuar me mister, “Trekëndëshi i Bermudës”, mbetet një nga zonat ku gjithçka humbet. Për vite me rradhë ekipe shkencëtarët kanë kryer analiza, kanë publikuar terori por ende pa asnjë të vërtetë që zbardh zhdukjen e avionëve dhe anijeve.

Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi këtë sipërfaqe detare apo dhe hapësirën ajrore, papritmas zhdukeshin.

Një grup shkencëtarësh besojnë se po i japin zgjidhje misterit të “Trekëndëshit të Bermudës”. Ata mendojnë se mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë, e të çuditshëm. Referuar gazetës britanike,”Daily Express”, ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë.

Duke përdorur radarët satelitë për të matur se çfarë ndodhte nën retë, gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje rreze të lartë.

Gjithashtu grupi i shkencëtarëve vuri në dukje se të njëjtat re janë paraqitur mbi majat perëndimore të trekëndëshit Bermuda. Meteorologu Randy Cerveny, shpjegon edhe se sa të fuqishme janë këto re.

“Këto lloje të formave gjashtëkëndore mbi oqean janë si një “bombë ajrore”. Ata formojnë microbursts dhe shkaktojnë shpërthim të ajrit, që zbret poshtë nga fundi i një re dhe pastaj godet oqeanin dhe krijon valë që nganjëherë mund të jenë masive”.

Sipas Channel Science, meteorologët kanë supozuar se këto re veprojnë si “bomba ajrore”. Këto erëra të forta mund të krijojnë dallgë mbi 13 metra të larta. Asnjë anije nuk mund t’i mbijetojë një stuhie të tillë dhe asnjë avion nuk mund t’i përballojë erërat e tilla. Retë zakonisht nuk formojnë skaje të drejta.

Megjithatë edhe ky “zbulim” është i debatueshëm. Edhe herë të tjera kanë dalë lajme për zgjidhjen e misterit e Trekëndëshit të Bermudës, por që më pas janë përgënjeshtruar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share