Krijohet aplikacioni që parashikon se sa gjatë do të jetoni, ja si funksionon

Një aplikacion i ri synon të parashikojë jetëgjatësinë tuaj, si dhe rrezikun e sulmit në zemër në 10 vitet e ardhshme, raporton “The Sun” .

Ai përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, seksi dhe presioni i gjakut, për të përcaktuar cilësinë e jetës suaj dhe vitet që ju kanë mbetur.

Ekspertët në Universitetin e Anglisë Lindore (Emiratet e Bashkuara Arabe) krijuan aplikacionin “MyLongevity” duke përdorur të dhëna anonime shëndetësore.

Ai gjithashtu merr parasysh zonën në të cilën jetoni, dhe nëse keni apo jo probleme të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë ose artriti reumatoid.

Kur përdoruesit hyjnë për herë të parë në aplikacion, atyre u paraqiten dy grupe pyetjesh. Grupi i parë mbledh informacionin bazë, i cili përfshin; moshën, seksin, përkatësinë etnike, gjatësinë dhe peshën.

Seksioni i parë gjithashtu ju kërkon të shkruani kodin tuaj postar. Grupi i dytë i pyetjeve shton më shumë informacion në lidhje me historikun tuaj mjekësor dhe çdo problem shëndetësor që mund të keni.

Përdoruesve u kërkohet të përgjigjen nëse janë diabetikë, nëse kanë ose kanë pasur presion të lartë të gjakut dhe nëse pinë apo jo duhan.

Ekziston gjithashtu një listë me probleme të ndryshme shëndetësore dhe përdoruesit pyeten nëse vuajnë ose jo me to.

Problemet përfshijnë: fibrilacioni atrial (një rrahje e çrregullt e zemrës), sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të veshkave, kolesterol i lartë, artrit reumatoid.

Aplikacioni u testua nëpërmjet 2 kontrolleve të rastësishme. Për shembull, nëse jeni një grua me ngjyrë të bardhë të lëkurës, 40 vjeç, me gjatësi 1 e 67 cm, me peshë 70 kg, që jetoni në Veri të Anglisë, dhe jeni duhanpirëse, aplikacioni thotë se do të jetoni deri në 83.1 vjet.

Ndërsa nëse jeni një burrë me ngjyrë, i moshës 52 vjeç, me një gjatësi 1 e 83 cm, me peshë 85.7 kg, që jetoni në Croydon, me diabet të tipit 2, një duhanpirës i mëparshëm dhe që keni kolesterol të lartë, atëherë do të jetoni deri në 80.4 vjet.

Këto janë kontrolle të rastësishme dhe janë një shembull se si funksionon aplikacioni. Aplikacioni u krijua para pandemisë së coronavirusit.

Rezultatet e prodhuara nga aplikacioni bazohen në shifrat e jetëgjatësisë në Mbretërinë e Bashkuar të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Prof. Kulinskaya, pjesë e studimit, tha se ka faktorë kryesorë që ndikojnë në vdekshmëri dhe jetëgjatësi, si stili i jetës, problemet shëndetësore dhe ndërhyrjet mjekësore.

“Softueri që kemi zhvilluar është i bazuar në hulumtimet tona duke përdorur të dhëna elektronike shëndetësore. Në analizën tonë të fundit të jetëgjatësisë, ndoqëm një grup prej 110,000 njerëz të shëndetshëm që kapën të 60-at midis viteve 1990 dhe 2000, për 25 vitet e ardhshme, duke azhurnuar statusin e tyre shëndetësor çdo gjashtë muaj. Rezultatet e analizës sonë janë përkthyer në jetëgjatësi për 648 persona bazuar tek mosha, seksi dhe kodi postar,”- tha ai.

Prof. Kulinskaya shtoi se lista e faktorëve të rrezikut që ekipi përdori, përfshinte hipertensionin, diabetin, hiperkolesteroleminë, BMI-në, rrezikun e një ngjarjeje kardiake brenda 10 viteve dhe pirjen e duhanit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: