Shkolla e mesme teknike komunale përcolli maturantët

Shkolla e mesme teknike komunale “Gostivari”, organizoi ceremoninë e maturantëve.

Manifestimi u nderua me pjesëmarrjen e një delegacioni nga Komuna e Gostivarit.

“Ne si përfaqësues të Komunës ndodhemi sot këtu për t’u përgëzuar për sukseset e juaja shembullore të arritura dhe për t’u uruar për këtë festë tuajën. Ju nxënësit e kësaj shkolle jeni të veçantë sepse të veçanta i keni drejtimet të cilët Ju edhe me kaq shkollim keni arritur të profesionalizoheni dhe të specializoheni në fusha të caktuara. Jemi thellë të bindur që nga kjo sfidë e deritanishme e shkollimit Ju jeni të përgatitur mirë, të pjekur, energjik, keni maturinë e duhur dhe vizion të qartë për të sfiduar dyert e akademisë. Ju dëshirojmë shëndet dhe shumë sukses në hapërimet e mëtejshme”, tha para të pranishmëve përfaqësuesja e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, zonj. Nafije Zendeli – Ziberi.

Ceremonia u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit e gjeneratës dhe nxënësve pjesëmarrës në garat e ndryshme nacionale.

Në fund, maturantët në mënyrë simbolike bënë hedhjen e kapelave.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share