Juventusi ëndërron për tripletën, sonte luan finalen e parë

Juventusi do të luajë sot në mbrëmje ndaj Lazios, në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja këtë radhë ka një domethënie të veçantë, pasi  “Zonja e vjetër”, në rast fitoreje hedh një hap para drejt “tripletës” së famshme të trofeve, që këtë vit duket më pranë se kurrë, pas titullit kampion thuajse të garantuar, si dhe diskutimit të finales së Champions League.

Për Juventusin dhe Lazion, kjo finale është një përsëritje e asaj që u zhvillua dy vite më parë, me bardhezinjtë që fituan falë golit të Matrit në kohën shtesë, ndërkohë që ajo e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Juventus e luan finalen e Kupës së Italisë për herë të 17, duke barazuar rekordin e Romës, por bardhezinjtë e kanë fituar atë 11 herë, kundrejt 9 herëve të verdhekuqve.

Nëse Juventus do të arrijë t’i imponohet Lazios në “Olimpico”, do ta fitojë trofeun e Kupës së Italisë për të tretin vit radhazi, gjë që nuk e ka bërë askush më parë, me bardhezinjtë që janë shumë pranë edhe fitimit të titullit kampion për të gjashtin vit radhazi.

Sfida e fundit për këtë sezon e Juventusit është finalja e Championsit më 3 qershor, ndaj Realit të Madridit në “Millennium Stadium” të Kardifit

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share