Pas vdekjes së të birit, vjehrri dhe vjehrra tentojnë t`ia marrin nipat nuses së ve

Njëzet e pesë vjeçarja E.A. nga fshati Vrapcishtë, Gostivar, dje ka lajmëruar në polici se rreth orës 16 në shtëpinë e prindërve të saj në Vrapcishtë ku ka qenë duke qëndruar me dy fëmijët kanë ardhur vjehrri A.A(49) dhe vjehrra me qëllim që t`i marrin fëmijët nga djali i tyre i vdekur, gjegjësisht nga burri i vajzës që ka lajmëruar në polici.

Shumë shpejtë ka nisur një zënkë verbale ku kanë marr pjesë edhe nëna e E.A. ku është shndërruar në goditje fatale ku vjehrri A.A. sipas rrëfimit të tyre e ka nxjerr pistoletën dhe e ka goditur e lënduar në kokë.

Për një kohë të shkurtër në vendngjarje kanë arritur zyrtarët policor nga SPB Tetovë, Stacionin policor në Gostivar, ku A.A. është arrestuar, iu është konfiskuar pistoleta TT me 7 plumba të cilën e ka pasur pa leje dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të përballet me padi adekuate.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share