Të enjten mbahet Super Kupa e Gostivarit, mjetet do t’i dedikohen shërimit të 5 vjeçares

Të enjten në stadiumin e qytetit në Gostivar, do të zhvillohet ndeshja e Super Kupës së Gostivarit, mes ekipeve triumfale në ligën e tretë – perëndim, KF Gostivari dhe ligës së katërt komunale, KF Ganç Kalemler. E para inkuadrohet në ligë e dytë, kurse e dyta në ligën e tretë perëndimore”, transmeton Flaka.

Veçori e këtij spektakli sportiv në qytetin e Gostivarit, do të jetë misioni humanitar. Drejtuesit e dy klubeve vendosën që hyrja të jetë me pagesë, kurse mjetet e grumbulluara t’i dedikohen 5 vjeçares nga fshati Vërbjan, e cila pësoi rëndë nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre familjare.

Ndeshja do të mbahet të enjten në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke nisur nga ora 16:30, ndërsa vlera e biletave është tejet simbolike, vetëm 50 denarë dhe të njëjtat dedikohen për shërimin e vogëlushes.

“Do të kemi një spektakël të vërtetë, në fund të ndeshjes miqësore do të kemi edhe pjesën ceremoniale të ndarjes së peharëve për dy klubet fituese të ligës së tretë – perëndim si dhe ligës së katër komunale”, thotë Edit Azizi nga Klubi i Gostivarit, i cili, shton që spektaklin e karakterizon mbi gjitha aksioni humanitar për të ndihmuar vogëlushen 5 vjeçare.

“Ishte vendim i kryesive të klubeve që hyrja të bëhet me pagesë, me një çmim simbolik prej 50 denarësh, dhe të njëjtat t’i dedikohen shërimit të vajzës 5 vjeçare që pësoi nga zjarri”, tha Azizi.

Klubi i Gostivarit, javës së kaluar po ashtu realizoi aksionin humanitar në përballjen me KF Vardari. Mjetet e gurmbulluara (22 mijë) denarë, iu dorëzuan familjes së 10 vjeçarit nga Tetova, Fetah Muharemi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share