Nesër finalja e Kupës së Maqedonisë, Shkëndija – Pelisteri

Shkëndija dhe Pelisteri janë gati që nesër në ora 17-të të luftojnë për të ngritur kupën e finales së 26 të të Kupës së Maqedonisë. Që të dy skuadrat edhe më herët e kanë fituar këtë trofe kështu që e dinë se si është të bëhesh më i mirë në këtë garë. Pelisteri këtë trofe e kishte fituar në vitin 2001 ndërsa Shkëndija vitin e kaluar.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë dhe interesante. Kemi respekt  për Pelisterin i cili edhe në kampionat na ka shkaktuar probleme, por ne do të japim maksimumin që këtë sezon ta përfundojmë me një trofe. Një trofe që për ne do të ishte shpëtim i sezonit për ne në kuptimin e asaj që të mos ngelim kupë”, tha Ardian Cuculi, KF Shkëndija.

“Këtë sezon po lëvizim sigurt. Si në kampionat ashtu edhe në kupën e Maqedonisë. Arritëm deri në finale, jemi në pozitën e 4 të tabelës. Ky sezon për është një sukses dhe nëse fitojmë edhe në finale do të jetë një supersukeses. Manastirasit dhe tifozët e Pelisterit këtë ndeshje e presin 16 vite me radhë”, tha Goran Pashovski, KF Pelister.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share