“Guardian of Galaxy Vol. 2”, ende kryeson listën në kinematë amerikane

“Guardian of Galaxy Vol. 2” është ende mbreti i mbledhjes së të ardhurave në kinematë amerikane.

Në fundjavë mes 12 deri 15 maj, filmi me regji të James Gun ka mbledhur 63 milionë dollarë (një shumë totale prej 246 milionë), 57 për qind më pak sesa java e kaluar, por gjithmonë mjaftueshëm për të dominuar klasifikimin.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë dy filma të rinj : “Snatched”, komedia me Amy Schumer, i dyti me një mbledhje të ardhurash prej 17,5 milionë dhe ” King Arthur: Legend Of The Sword”, që zhgënjeu pritshmëritë duke u renditur i treti me 15 milionë (14,7). Në vendin e katërt, në sallë prej pesë javësh është “Fast and Furious 8 (5,3mln). I pesti renditet Baby Boss me 4,6 milionë (162 në total).

Filmi “‘Guardian of Galaxy Vol. 2,” ka në qendër një grup heronjsh dhe alienë të çuditshëm , që përfshihen në një aventurë të re për të zbuluar identitetin e babait të Peter Quill/Star-Lord (i interpretuar nga Chris Pratt).

Historia ndjek evolucionin individual të secilit komponent dhe procesin e konsolidimit si grup dhe familje, të cilit i shtohen karaktere të reja.Ndër aktorët që interpretojnë janë edhe Michael Rooker në rolin e Yondu, Karen Gillan në atë të Nebula, ndërsa Sean Gunn kthehet të interpretojë Kraglin. Kasti përfshin edhe Pom Klementieff, Elizabeth Debicki, Chris Sullivan dhe Kurt Russell në rolin e Ego, babai i Peter Quill.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share