Sa do të kushtojë vaksina kundër covid 19 në Maqedoni? Flet ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për “Slloboden Peçat”, ka vlerësuar gjendjen me pandeminë në vendin tonë si stabile, përshkak se nuk janë të ngarkuara kapacitetet e spitaleve dhe se përqindja e të infektuarve nga të testuarit, është rreth 7%, informon Zhurnal.

Sipas tij, sistemi shëndetësor po përgatitet në mënyrë strategjike për skenare eventuale të këqija në vjeshtë, përshkak atë kohë gjendja do të rëndohet edhe nga gripi i thjeshtë. Madje, në disa vende dhe rajone, ka gjasa që të ketë masa më restriktive atëkohë.

Sa i përket informatave se Maqedonia mer të holla më tepër nëse rritet numri i të infektuarve, ministri Filipçe thotë se kjo është thjeshtë një gënjeshtër dhe se nuk ka asnjë lloj benefiti finansiar, as nga numri i të infektuarve e as të vdekurve.

Sa i përket vaksinës që pritet të arrijë në vendin tonë, Filipçe thotë se e njejta nuk e di sa do të kushtojë, por për qytetarët ajo do të jetë falas.

Ende nuk e dimë se cili do të jetë çmimi, por definitivisht shteti do të krijojë buxhet dhe vaksinimi do të jetë falas. Kemi dy mekanizma në këtë moment për furnizim. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH dhe Aleanca për imunizim. Ndërkohë kemi marë dhe ofertë nga ambasada e Polonisë, për çka dua të faleminderoj ambasadorin e Polonisë në vendin tonë. Vendet e BE-së nënshkruan marrëveshje bilaterale me kompaninë e cila punon në vaksinën e Oksfordit “Astra Zeneka”. Polonia na ofroi një sasi të konsiderueshme neve, sepse ne nuk kemi mundësi për marrëveshje bilaterale”, tha Filipçe.

Për atë nëse qytetarët do të pranojnë të vaksinohen apo jo, Filipçe shprehet se njerëzit tanimë janë vetëdijësuar dhe se do të pranojnë të vaksinohen.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: