Ahmeti shpalos emrat e ministrave të ri, Naser Ziberi vazhdon punën si noter

Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri.

Këtë e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie.

Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Fatmir Besimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini, Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi.

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i BDI-së njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit për të cilin tha se si person apartiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij Ziberi do të vazhdojë të punoj si noter derisa, siç u shpreh Ahmeti “t’ia gjejmë një vend të përshtatshëm”./AlsatM

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: