Juventusi në alarm

Juventusi është mposhtur në udhëtim te Roma me rezultat 1:3 dhe dy javë para fundit të kampionatit i ka vetëm katër pikë më tepër se kryeqytetasit.

“Roma është skuadra e dytë në renditje dhe në ndeshje të tilla gjithçka është e mundur. E kemi ditur se titulli përcaktohet në ndeshje tjera dhe jo në përballjet direkte. Kjo nuk ishte shumë e papritur. E kishim ndeshjen ‘në dorë‘ në pjesën e parë. Të dyja palët ishin agresive dhe të vendosura. Më pas pësuam një gol të çuditshëm nga kundërsulmi”, ka thënë trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri.

Juventusi nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa të mërkurën ndeshet me Lazion në finale të Kupës së Italisë. “Menduam se kemi bilancin e duhur dhe e humbëm ritmin. Barazimet me Atalantën dhe Torinon si dhe humbja në Romë është sinjal që e kemi humbur përqendrimin. Kjo është shenjë e qartë për alarm para finales me Lazion”, ka shtuar tekniku italian, skaudra e të cilit me 3 qershor do të luajë edhe kundër Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share