De Biasi i do 3 pikët që i humbi me Izraelin

Kur duhet thuajse një muaj nga ndeshja eliminatore e Botërorit 2018 ndaj Izraelit (11.06.2017), Gianni De Biasi pranoi se situata e kombëtares shqiptare të futbollit nuk është e mirë në grup. “Si jemi vendosur? Jo mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu”, deklaroi De Biasi.
Në 11 qershor, në stadiumin e Haifas në Izrael, kuadratin do ta mbrojë Strakosha për shkak të pezullimit të Etrit Berishës.
Por e ardhmja e portës kuqezi prezanton një dilemë për shkak të formës fantastike të 22-vjeçarit të Lacios, për të cilin De Biasi rezervoi vetëm elozhe.
“Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Tomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lacio që në moshën 22-vjeçare”, tha De Biasi.
Diskutimi për kontratën e re është kthyer në një temë aktuale mes trajnerit dhe FSHF-së, madje tekniku kaloi topin te presidenti Duka kur u pyet nëse do të jetë në stadiumin e ri. “Në rast se nuk do të jem, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen”, u përgjigj ai. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 4 në grupin G të eliminatoreve, me 6 pikë në 5 ndeshje.

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share