Qytetarët e Gostivarit edhe sot protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës

Qytetarët e Gostivarit protestuan sërish kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike për 7.4 për qind. Të mbledhur përpara selisë së EVN në Gostivar ata kanë ripërsëritur kërkesat e tyre. Në protestën e organizuar nga tifo – grupi “Kastriotët”, kanë marrë pjesë edhe Kryetari I Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe dhe shumë njerëz të jetës publike, të cilët shtrenjtimin e rrymës në kohë krize e cilësojnë si paradoksale.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve, është tërheqja e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, uljen e çmimit deri në 20 përqind, të anluohet monopoli I shërbimeve të kompanisë EVN, të zhbëhet Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe të krijohet një trup arbitrar i pavarur në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve elektrike.

Protesta e cila zgjati rreth 15 minuta kaloi pa incidente, në mbikqyrje të Policisë dhe në respektim të plotë të masave mbrojtëse nga Covid 19. Protesta të tilla u mbajtën edhe në Tetovë, Çair, në Kumanovë, dhe në Dibër.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: