Gostivar:40 vendime të reja për izolim dhe 46 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, ndaj 46 personave iu janë lëshuar urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretiti përkatës qeveritar. Gjatë kësaj periudhe, vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitur për 40 persona kurse janë kontrolluar 363 persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve, ndërsa në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë kryer kontrolle në 20 lokale hotelierike në zonën e Gostivarit, me ç’rast nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e dekreteve dhe protokolleve të qeverisë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: